Trepça ‘89 merr kryesimin!

Futboll

Trepça ‘89 merr kryesimin!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:08

Trepça ’89 nga Mitrovica shënoi fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit dhe kësisoj merr kryesimin. Mitrovicasit para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj rivalit të vjetër, Lirisë nga Prizreni, në kuadër të javës së gjashtë. Vendasit ishin më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj arkëtuan tri pikë, duke u ngjitur në vend të parë me 15 pikë, por kanë dy pikë më shumë se Prishtina që ka një takim me pak.  45 minutat e parë ishin fatal për mysafirët, kur vendasit realizuan golat. Në minutën e 23-të, kapiteni Shpëtim Idrizi shënon për epërsinë e ’89-shit. Mysafirët orvaten për të barazuar, por e kot. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, John thellon fitoren me rezultat 2:0. Liria nuk përfitoi as nga epërsia numerike, pasi që Ylber Maloku u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 61-të. Trepça ’89 edhe pse me një futbollist më pak e ka ruajtur me sukses rezultatin, ani se mysafirët patën rastin më të mirë në minutën e 81-të.  Shillova u pengua në 16-sh, ndërsa gjyqtari akordoi penallti. Liridon Fetahaj humb penalltinë, kësisoj lëshoi mundësinë të ngushtoi humbjen në minutën e 81-të.  Trajneri Veton Çitakut po i shkon mbarë me ’89-shin dhe shpreson të vazhdojë me këtë ritëm edhe në javët e ardhshme. Trepça ’89 kryeson me 15 pikë, kurse Liria është në vend të tetë me 6 pikë të mbledhura. Në javën e ardhshme, Trepça ’89 do të luajë si mysafir i Drenicës në Skenderaj dhe Liria pret Hajvalinë, ndeshje që do të luhen të mërkurën.

Vala Superliga, java e 6-të

Trepça ’89-Liria   2:0

E shtunë

Feronikeli-Prishtina

Hajvalia - Llapi

E diel

Besa-Drita                                         

Gjilani-Trepça

Ferizaj-Drenica

Liga e Parë, java e 5-të

E shtunë

Istogu - Dukagjini

KEK-u-2 Korriku

Ballkani-Vitia

Rahoveci-F. Kosova

Ulpiana-Kosova (P)

E diel

Vushtrria-R. Sadiku

Deçani-Vllaznia (P)

Flamurtari-Vëllaznimi

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat