Maliqi, me gjithë mungesat, pret fitore kundër Prishtinës

Futboll

Maliqi, me gjithë mungesat, pret fitore kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:54
Behar Maliqi

Supersfida e elitës së futbollit do të zhvillohet nesër (15.00) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku takohen kampioni në fuqi, Feronikeli dhe Prishtina. Skuadra nga Drenasi beson në përparësinë e fushës dhe pretendojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë prishtinasve pas 4 fitoreve e 1 barazimi. Kapiteni i Feronikelit, Behar Maliqi, tha se me gjithë mungesat, beson se pikët do të mbesin në Drenas. “Pa marr parasysh që kemi kundërshtar të fortë, ne futemi vetëm për tri pikë dhe asgjë tjetër. Në këtë ndeshje kemi mungesa, si Hotin e Kurtishajn. Edhe pse kemi mungesa, besoj se do t’i zëvendësojmë qysh është më së miri”, tha Maliqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ndërkaq, Prishtina me trajnerin e ri, Lutz Lindemann, synon të kthehen të pamposhtur nga Drenasi. Prishtina tash për tash është në vend të dytë me 13 pikë, kurse Feronikeli pozicionohet i treti me vetëm 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat