Ismaili: Me Zvicrën synoj të kemi sa më shumë fitore në europian

Futboll

Ismaili: Me Zvicrën synoj të kemi sa më shumë fitore në europian

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 shtator 2016 Në ora: 19:00
Florijana Ismaili në veprim

Kombëtarja e Zvicrës në futboll për konkurrencën e femrave, ishte e pandalshme në grupin e 6-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Zviceranet arritën 8 fitore rresht dhe me një goldallim 34:3 zunë vendin e parë me 24 pikë, gjashtë më shumë se Italia. Pjesë e kësaj kombëtare është edhe shqiptarja nga Presheva, Florijana Ismaili, e cila bëri paraqitje të mira në dy takimet e fundit që u zhvilluan gjatë këtyre ditëve. Me 15 shtator, Zviceranet si mysafire shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Gjeorgjisë dhe pesë ditë më vonë, në Biel e demoluan me 4:0 Irlandën Veriore.  Ismaili luajti titullare deri në minutën e 46-të kundër Gjeorgjisë, si dhe në pjesën dytë përkatësisht nga minuta e 70-të u paraqit kundër Irlandës Veriore.  Ismaili në të dy ndeshjet tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë dhe është e gëzuar që shënuan të gjitha fitoret.  Sulmuesja Ismaili, që ka 21 vjet, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se synon të tregoi lojëra edhe më të mira. Sipas saj, ky është vetëm fillimi dhe beson se me kombëtaren e Zvicrës dhe skuadrën e saj Young Boys nga Bernë, do të shënojnë suksese gjithnjë e më të mira. Synimi i saj është që me Young Boys-in ta fitojnë Kupën e Zvicrës.

“Bota sot”: Zvicra ishte e pandalshme në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, çfarë e dallon nga kombëtaret tjera?

Florijana Ismaili: Kohën e fundit Zvicra është paraqitur më shumë suksese shkaku i trajneres Martina Voss-Tecklenburg, që ka ardhur prej Gjermanisë. Gjithashtu në ekipin tonë janë paraqitur shumë talente të reja dhe kanë pru një frymë të re në futbollit e femrave në Zvicër.

“Bota sot”: Tetë ndeshje po aq fitore, a e keni pritur këtë ecuri?

Florijana Ismaili:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat