Conte admiron Wengerin

Futboll

Conte admiron Wengerin

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 19:30
Arsene Wenger, Conte

Trajneri italian ka shprehur admirimin që ka për homologun e tij Arsene Wenger.

Conte dhe Wenger do të vihen përballë njëri-tjetrit në ndeshjen nesërme mes Arsenalit dhe Chelseat.

Trajneri i ‘Bluve’, ka respekt të veçantë për Wengeri dhe karrierën e tij 20-vjeçare me Arsenalin.

“Arsenali ka një histori të mirë dhe janë klub i rëndësishëm. Mendoj që Wenger ka bërë një punë shumë të mirë. Është fantastike për dikë që të qëndrojë për 20 vite në një klub”, ka thënë Conte për trajnerin e ‘Topçinjve’.

“Nesër do të ndeshemi përballë një rivali të madh, që ka një trajner të cilin e admiroj për të arriturat me këtë klub”.

“Për ne është e rëndësishme që të luajmë mirë dhe të tentojmë të fitojmë”, ka deklaruar Conte.

Arsenali dhe Chelsea kanë nga 10 pikë pas pesë xhirove të para në Premier Li

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat