Ancelotti paralajmëron Robbenin: Do të qëndrosh në bankën e rezervistëve

Futboll

Ancelotti paralajmëron Robbenin: Do të qëndrosh në bankën e rezervistëve

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 23:15
Carlo Ancelotti, Arjen Robben

Arjen Robben është rikthyer nga lëndimi dhe për një kohë pritet të qëndrojë në bankën rezervë.

Carlo Ancelotti ia ka bërë me dije yllit holandez se i duhet kohë për të fituar vendin e titullarit, pas lëndimit i cili e ka mbajtur jashtë fushave për afro gjashtë muaj.

“Kam folur me Robbenin dhe i kam treguar se do të qëndrojë në bankë përderisa të kthehet në formën optimale për të luajtur”, ka shpjeguar Ancelotti.

“Në të shumtën e rasteve do të luajë në pjesën e dytë dhe ashtu pritet të ndodhë edhe nesër”.

“Ndërsa, Neuer, Hummels dhe Lewandowski do të jenë titullar ndaj Hamburgut”, ka thënë Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat