Intervista e parë e Shani Tarashaj pas transferimit të tij në Frankfurt: Zemra ime rreh për Shqipërinë-Kosovën dhe Zvicrën

Futboll

Intervista e parë e Shani Tarashaj pas transferimit të tij në Frankfurt: Zemra ime rreh për Shqipërinë-Kosovën dhe Zvicrën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 shtator 2016 Në ora: 16:54
Shani Tarashaj

Pas lëndimeve në klubin e Evertonit, Shani Tarashaj ka menduar të transferohet me qira në klubin gjerman të Frankfurtit. Kjo për të ruajtur vendin e tij në kombëtaren zvicerane, për tu zhvilluar. Tërthorazi, kundërshtari i tij më i madh tani është një shok nga Zvicra. Në vijim keni intervistën e plotë dhënë për median gjermane fnp.de, përshtatur ekskluzivisht nga botasot.info.

FNP: Kur nënshkruat kontratën e re ju u sëmurët dhe erdhët një javë me vonesë në Frankfurt. A jeni tani i gatshëm për të filluar sezonën?

Shani Tarashaj: Po, tani më kanë ardhur fuqitë dhe kam filluar normalisht stërvitjet. Jam shumë i gëzuar që sëmundja është pjesë e së kaluarës dhe që tani jam këtu për të dhënë më të mirën.

Ju keni nënshkruar kontratë me klubin anglez Everton, megjithatë jeni dhënë me qira të klubi gjerman Frankfurt.

Gjatë përgatitjeve jam lënduar dyherë andaj shanset për aktivizim në Everton ishin të vogla. Megjithatë dëshira ime ishte që të luaja dhe mendova për t’u transferuar në Frankfurt. Edhe trajneri im më mbështeti në vendimin tim.

Kolegu juaj nga kombëtarja zvicerane, Seferoviç, luan prej dy vitesh këtu. A ju ka treguar diçka interesante?

Ai më ka pritur shumë ngrohtë dhe më ka treguar vetëm gjëra pozitive.

Gjithsesi ai është edhe konkurrenti yt në sulm.

Unë vetëm mund të përfitoj prej tij. Por secili lojtar duhet të shikojë sesi të zhvillojë më tepër veten. Ne kuptohemi mjaft mirë në kombëtaren helvete dhe shpresoj e njëjta të ndodh edhe këtu. Unë mendoj se nuk ka probleme.

Cilin pozicion e preferoni më tepër?

Unë dëshiroj më tepër të jem sulmuesi i dytë. Menjëherë pas të parit. Por mund të luaj edhe si sulmues i djathtë ose i majtë. Gjithsesi këtë e vendos më mirë trajneri.

Mund të përshkruani pjesët tuaj më të mira?

Unë mendoj se kam teknikë të mirë, mund të luaj me të dyja këmbët, mund të dribloj shumë mirë. Dhe përpara golit jam gjakftohtë.

Sa mirë e njihni Bundesligën?

Në Zvicër shikohet shumë Bundesliga gjermane. Normalisht se e njoh mjaft mirë. Këtu është emocionuese të shikosh stadione dhe tifozë të mrekullueshëm.

Ju jeni lojtar i kombëtares helvete, ndërsa prindërit tuaj janë me origjinë shqiptare. E ndjeni veten si zviceran?

Unë kam shkuar në shkollë zvicerane, jam rritur atje dhe luaj për kombëtaren helvete. Zvicra më ka ndihmuar tej mase. Andaj ndjehem si zviceran. Por është njerëzore, që të mos harrosh rrënjët tuaja. E gjithë familja ime vjen nga Kosova-Shqipëria. Zemra ime rreh për të dyja palët.

Sa gjuhë flisni ju?

Flas gjuhën letrare gjermane, gjermanishten e Zvicrës, shqipen dhe anglishten.

Transferimi juaj në Frankfurt, ka të bëjë me ruajtjen e pozitës tuaj në kombëtaren helvete?

Jo direkt. Por normalisht jam temë për kombëtaren helvete, vetëm nëse jam pjesë e aktivizimit tim në klubin gjerman./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat