Hysaj qëndron pushim, Napoli thyen Chievon

Futboll

Hysaj qëndron pushim, Napoli thyen Chievon

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 23:04
ilustrim

Napoli nuk i ndahet kyesuesve dhe për të ruajtur ritmin e bardhezinjve shërbeu fitorja 2-0 në San Paolo përballë Chievo-s. Trajneri Sarri vendosi të mbajë pushim Elseid Hysaj-n përpara duelit me Benfica-n, edhe sepse dueli ndaj veronezëve nuk përbënte një nivel të lartë vështirësie.

Gabbiadini realizoi golin e parë të Napolit pas 24 minutave lojë, me të kaltërit që mbyllën çdo diskutim në të 39-ën, me rrjetën e dytë nga Marek Hamsik. Napoli iu kthye serisë së fitoreve, pas frenimit në mesjavë në fushën e Genoa-s, ndërsa konsolidon vendin e dytë me 14 pikë, i distancuar me vetëm një pikë nga Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat