De Boer: Gabigol shumë pranë debutimit

Futboll

De Boer: Gabigol shumë pranë debutimit

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 23:49
De Boer

3 fitore radhazi në kampionat e kanë katapultuar Interin në grupin e skuadrave kryesuese të Serisë A. Pengesa e radhës është Bologna, por pyetja e parë që i drejtohet trajnerit De Boer në prag të sfidës së “San Siros” lidhet me debutimin e mundshëm të Gabigol.

“Më parë Gabigol duhet të integrohet me filozofinë tonë të lojës, gjithsesi mund të them se është pranë debutimit. Ai ka shumë cilësi, nuk është thjesht një driblues i talentuar dhe nuhatës goli por edhe nëj lojtar që punon shumë për skuadrën.”

Në takimet para në krye të Interit holandezi u vu në qendër të kritikave, por shumë shpejt filloi të ndihej dora e tij.

“Kjo periudhë e shkurtër nuk mjafton për të arritur nivelin maksimal. duhet më shumë kohë. Mendoj se lojtarët po e kuptojnë atë që u kërkoj. Është normale që në fillim të ketë vështirësi.”

Kondogbia, Ranocchia e Jovetic por gjejnë pak hapësira në formacion dhe sipas holandezit, të gjithë lojtarët duhet t’i pranojnë vendimet e tij.

“Unë flas shumë me lojtarët. Kemi 25 elementë cilësore dhe ky është një problem im. Të gjithë futbollistët duhet ta pranojnë situata të tilla. Stevan po punon fort, unë e shoh më shumë pas sulmuesit kryesor.”

e Boer shpjegoi se Brozovic nuk do të jetë i grumbulluar për Bolognën, ndërsa për Icardin u shpreh se po jep sinjale të forta për lidershipin e tij. Edhe në këtë konferencë për shtyp 46-vjecari refuzoi të fliste për mundësitë që ka Interi për të fituar titullin, duke u përqendruar vetëm te ndeshja e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat