Bayern Munchen, 3 pikë të vuajtura në Hamburg

Futboll

Bayern Munchen, 3 pikë të vuajtura në Hamburg

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 23:52
Joshua Kimmich

Bayerni i Mynihut vazhdon marshimin në Bundesligë ku vazhdon të mbajë kreun edhe pas javës së 5. Me 15 pikë të plota skuadra e Ancelottit arriti të triumfonte edhe në transfertën e Hamburgut ku e zhbllokoi rezultatin vetëm një minutë nga fundi me të zakonshmin Joshua Kimmich. Edhe pse kampionët sfiduan një kundërshtar me objektivin për të marrë një pikë, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës deri në fundin e takimit ku Kimmich arriti të shkëpueste tre pikë me shumë vlera nga kjo transfertë.

Bavarezët e morën kontrollin e ndeshjes që në minutat e parë, ndërsa Hamburgu tentoi të surprizonte me anë të kundërsulmeve por pa ia dalë mbanë. Me këtë fitore, Bayerni mban vendin e parë me 15 pikë, 3 më shumë se Borussia e Dortmundit. Në sfidën tjetër Mainz-Bayer Leverkusen, ndodhi pothuajse gjithçka. Yunus Malli kaloi vendasit në avantazh ndërsa Javier Hernandez barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 32. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Mainzit që shënoi edhe golin e dytë me autor Stefan Bell. Fraksioni i dytë rezultoi një mankth i vërtetë për skuadrën e Martin Schmidt që u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga Hernandez në minutat 67 dhe 90.

Me këtë fitore, “Aspirinat’ ngjiten në vendin e 9 me 7 pikë, po aq sa Mainz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat