Bale flet për formën e dobët të Ronaldos

Futboll

Bale flet për formën e dobët të Ronaldos

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 11:54
Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk po kalon nëpër një formë të mirë këtë edicion, teksa në ndeshjen e fundit nuk e priti aspak mirë zëvendësimin nga Zindine Zidane.

Por, bashkëlojtari i tij, Gareth Bale, përkrah portugezin duke thënë se ai ka nevojë për kohë që të arrijë formën më të mirë, teksa nuk ka dashur të komentojë nëse Zizu bëri mirë apo keq ku largoi atë nga loja.

“Zëvendësimi i Cristiano Ronaldos ? Është vendim i trajnerit. Të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë, Ronaldo po ashtu, por trajneri e di më së miri”, tha Bale.

“Ai po punon fort, nuk ka pasur një parasezon dhe tashmë i duhet pak kohë të arrij në formën e tij”, shtoi Bale pas ndeshjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat