Lila kapiten, por ndëshkohet me të kuq

Futboll

Lila kapiten, por ndëshkohet me të kuq

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 12:01
Andi Lila

Ndeshjen e tij të parë si kapiten te Pas Janina, Andi Lila e përfundoi përpara kohe. 30-vjecari shqiptar bëri debutimin e tij në këtë sezon të kampionatit grek pikërisht në sfidën mes Pas Janinës dhe Platanias takim që përfundoi në barazim pa gola.

Në këtë takim Andi Lilës iu besua shiriti i kapitenit, me futbollistin kavajas që u aktivizua si mesfushor qëndre nga trajneri Petrakis në skemën 3-5-2. Lila bëri një paraqitje pozitive edhe pse në minutën e 89-të mori kartonin e dytë të verdhë duke i lënë të tijët me një lojtar më pak në fushë në castet e fundit të ndeshjes. Andi Lila është duke zhvilluar sezonin e tij të 6-të me Pas Janinën në kampionatin grek dhe ai është një nga futbollistët që luan prej më shumë kohësh te kjo skuadër. Për të falenderuar drejtuesit e klubit që i dha mundësinë të mbajë në krah shiritin e kapitenit por edhe tifozët për mbështetjen, në përfundim të sfidës ndaj Platanias, futbollisti i kombëtares shqiptare në profilin e tij në Instagram, postoi një foto nga dhomat e zhveshjes së stadiumit Zosimades ku shfaqej fanella me numër 3 e Lilës me Pas Janinën si dhe shiriti i kapitenit.

Në Serinë B italiane ndërkohë Berat Gjimshiti mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi, vazhdon të përcjellë siguri në prapavijën e Avellinos. Gjimshiti ishte një nga më të mirë në fushë për skuadrën e trajnerit Toskano në barazimin pa gola që Avellino arriti në fushën e Vicenzas. Shtatlarti shqiptar në përfundim të takimit u vlerësua me notën 6.5 .

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat