PSG, pazar në Manchester për dy mesfushorë

Futboll

PSG, pazar në Manchester për dy mesfushorë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 12:01
Yaya Toure

Paris Saint-Germain planifikon dy goditje të mëdha në merkaton e Janarit. Kampionët e Francës kanë hedhur grepat në tregun anglez ku synojnë të blejnë dy mesfushorë të klasit botëror, të cilët janë lënë jashtë projektit të trajnerëve të tyre. Bëhet fjalë për Yaya Toure që po kalon kohë të vështira te Manchester City për shkak të polemikave me Pep Guardiolën dhe Bastian Schweinsteiger, i cili nuk konsiderohet titullar nga Jose Mourinho te Manchester United. Sipas mediave britanike, PSG kërkon të përfitojë nga momenti negativ i dy lojtarëve për të ulur sa më shumë vlerën e kartonit dhe sulin final do ta bëjë në merkaton e muajit Janar.

Të dy lojtarët janë të disponueshëm për t’u aktivizuar në Champions League pasi nuk janë përfshirë në listën e UEFA-s. Trajneri Unai Emery është njeriu që po këmbëngul dhe presidenti Al Khelaifi mund t’ia plotësojë dëshirën. Toure është një rast më pak i komplikuar pasi presidenti parizien ka një lidhje të ngushtë me atë të Cirizens dhe mund të mjaftojnë 1.5 milionë Pound që mesfushori afrikan të transferohet në Paris. Guardiola e ka zhvendosur ish kapitenin në tribunë për shkak të mosmarrëveshjeve mes të dyve dhe nuk ka asnjë mundësi që Toure të riktehet në planet e trajnerit katalanas. Disi më e komplikuar është pista Schweinsteiger. Gjermani kundërshtoi hapur largimin nga Manchester United. Ai përfiton një pagë të mirë te “Djajtë e Kuq” dhe vetëm në rast të një oferte bindëse nga Paris Saint Germain ai mund të vendosë transferimin në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat