“Bonucci-Dybala nuk lëvizin nga Juventusi”

Futboll

“Bonucci-Dybala nuk lëvizin nga Juventusi”

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 12:05
Bonucci-Dybala

Është vetëm fillimi i sezoni, por te Juventusi flitet edhe për merkaton. Nga rinovimi i kontratave të disa lojtarëve titullarë te e ardhmja e Leonardo Bonuccit. Në në prononcim për mediat italiane Drejtori i Përgjithshëm i klubit bardhezi, Beppe Marotta foli për shumë tema përfshirë këtu edhe zgjatjen e marrëveshjes aktuale me sulmuesin argjentinas Paulo Dybala. Flitet për një rinovim deri në vitin 2021 me ish lojtarin e Palermos, por edhe pse la gjithcka të hapur, Marotta nuk konfirmoi asgjë.

“Jemi duke vlerësuar pozicionet e disa lojtarëve përfshirë këtu edhe atë të Dybalas, por për momentin nuk mund të konfirmoj por as nuk mund të përgënjeshtroj dot asgjë”, deklaroi njeriu përgjegjës i merkatos te Juventusi. Në Angli vazhdon të flitet për një ofensivë të Manchester City-it për Leonardo Bonuccin gjatë merkatos së Janarit, por Marotta ka menduar të qetësojë të gjithë tifozët e Juventusit, me deklaratat e tij. “Nuk më rezulton të ketë asgjë të vërtyetë lidhur me këtë cështje, është gjithcka jashtë logjike”, theksoi Beppe Marotta. Pasi refuzoi një ofertë që kalonte shifrën e 50 milionë Eurove për mbrojtësin e kombëtares italiane, gjasat që Bonucci të largohet nga kampionët e Italinë janë fare minimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat