Torino ia jep një ‘flakesh’ Romës

Futboll

Torino ia jep një ‘flakesh’ Romës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 14:25
Torino i gëzohet fitores

Roma befasoi për të keq, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 në udhëtim nga Torino. Romakët pritej të dalin me rezultat më të mirë, por hasën në një rival shumë të fortë dhe u kthyen pa pikë, në ndeshjen e javës së gjashtë të Serie A. Futbollistët e Torinos ishin më energjik dhe e ndëshkuan ekipin e Romës. Kjo është humbja e dytë e Romës gjatë këtij edicionit. Golat për vendasit i shënuan: Belotti (8’), Falque (53’ – nga penalltia e 65’) dhe Totti (55’) për Romën. Roma mban vendin e katërt me 10 pikë, dy me tepër se Torino që pozicionohet katër pozita më poshtë. Me një fjalë, Torino i jep një ‘flakaresh’ të fortë Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat