Shkëndija i jep leksion skuadrës maqedonase

Futboll

Shkëndija i jep leksion skuadrës maqedonase

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 14:27
Shkëndija i gëzohet golit

Shkëndija e Tetovës mund si mysafire Rabotniçkin nga Shkupi, me rezultat 3:1. Pas 20-të minutave të para Shkëndija filloi të sulmojë më seriozisht kur fillimisht goditja e Pollozhanit u ndal në traversë, ndërsa pak më vonë Shishkovski ndali goditjen e fortë të Ibraimit. Në minutën e 31-të Zahov bën mrekullinë kur ndal goditjen e Elmasit kur ky i fundit kishte mundësi të 100% për gol. Ndryshimi ndodhi në minutën e 33-të kur vendasit ekzekutuan goditje dënimi me Emir Sahitin që harkon në zonë, ndërsa goditja e Sadikit me kokë prek shtyllën dhe sipas arbitrave kalon vijën fatale, për epërsi 1:0 të Rabotniçkit. Deri në fund të pjesës së parë regjistrojmë tentimin e Hasanit nga gjuajtja e lirë, mirëpo Shishkovski pret sigurt në portë.

Në minutën e 56-të Juffo nis aksion, Radeski vazhdon për Ibraimin, i cili me një të djathtë të fortë barazon në 1:1. Pak më vonë në mundësi u gjet Radeski, mirëpo shpëton në portë Shishkovski. ‘Kuqezinjtë’ që luanin me fanella të bardha vazhduan të sulmojnë dhe në minutën e 72-të braziliani Juffo lëshon një të majtë precize që ndalet në këndin e poshtëm të portës vendase për përmbysje të rezultatit dhe epërsi 1:2 të Shkëndijës. Vendasit u gjetën në nokdaun dhe kërkonin të barazojnë, mirëpo goli erdhi serish në portën vendase kur në minutën e 84-t pas një aksioni të mirë Ibraimi realizon golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Shkëndijën. Kështu ‘kuqezinjtë’ marrin fitoren e radhës dhe vazhdojnë luftën për kreun e tabelës.

 

Rabotniçki-Shkëndija 1:3 (1:0)

Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit.

Shikues: 1 000.

Gjyqtarë: A. Stavrev, M. Kirovski, D. Kostadinov.

Shënues: Sadiki (33’) - Ibraimi (56’ e 84’), Juffo (72’).

Kartona të verdhë: Najdovski, Herera  -  Totre, Zhunior, Ibraimi, Pollozhani.

Rabotniçki: Shishkovski, Najdovski, Sadiki (Najdenov 66’), Herera, Siljanovski, Tomash, Markoski (S. Sahiti 60’), E. Sahiti (Adeshina 80’), Elmas, Ivanovski, Trajçevski.

Shkëndija: Zahov, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre (Juffo 46’), Hasani, Zhunior (Radeski 41’), Pollozhani, Todorovski, Vujçiç, Menendez (Bojku 89’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat