Het-trik i Arifajt, Drenica importoi tri pikë

Futboll

Het-trik i Arifajt, Drenica importoi tri pikë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:52
Granti Arifaj

Drenica nga Skenderaj u kthye me tri pikë të rëndësishme. Drenica shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e javës së gjashtë të Vala Superligës së Kosovës. Futbollistët e Drenicës u treguan më energjikë dhe me plotë meritë morën pikët e plota. Në minutën e  7-të, Granit Arifaj shënoi pas asistimit të Taulant Dajakut. Pas pesë minutave Arifaj dyfishoi epërsinë në 0:2 për Drenicën. Në minutën e 28-të, Kuka ngushtoi rezultatin 1:2, kurse Arifaj që ishte në ditën më të mirë të tij, realizoi het-trik dhe ngriti epërsinë në 1:3 për Drenicën pikërisht në minutën e 32-të.  Në minutën e 48-të, Ferizaj ngushton humbjen, kur realizoi Burim Shabani nga penalltia në minutën e 48-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat