Manaj shokon Genoan! Shqiptari me Lazio-n e mposhtin Empolin

Futboll

Manaj shokon Genoan! Shqiptari me Lazio-n e mposhtin Empolin

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 17:26
Rey Manaj

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rey Manaj, shokoi Genoa-n. Manaj është më i merituari që Pescara u kthye me një pikë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Genoa-n. Në minutën e 86-të, një veprim i Zampanos, kur asiston te Manaj i cili nga afërsia fërfëlloi topin në rrjetë dhe 1:1. Për Genoa-n shënoi Simeone në minutën e 47-të, por nuk duhet harruar se kjo skuadër mbeti me dy futbollistë më pak në fushë: Edenilson (74’ – i përjashtua pas dy të verdhëve) dhe Pandev (direkt me të kuq). Manaj u aktivizua në fushë në minutën e 70-të në vend të Manajt.  Pescara u kthye me një pikë të madhe, kurse Manaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit. Portieri Thomas Strakosha tregoi paraqitje të mirë për Lazion dhe arkëtuan tri pikë domethënëse. Lazio si vendas shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Empolit. Keita (29’) e Luliç (90’) shënuan për Lazion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat