Shqiptari në krye të listës së shënuesve në Zvicër

Futboll

Shqiptari në krye të listës së shënuesve në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:03
Ezgjan Alioski me të bardha

Futbollisti Ezgjan Alioski sërish shënon në kampionatin zviceran dhe tani prin në krye të listës së shënuesve me shtatë gola sa ka edhe Caio i Grasshoppers-it. Thun-i si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Luganon. Alioski luajti titullar për Luganon dhe e ndihmoi në barazim. Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e  63-të dhe ishte ndër me të  merituarit e kësaj pike.  Në minutën e 69-të, Alioski është ndëshkuar me karton të verdhë. Grasshoppers-i si vendas shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Vaduzit.  Mërgim Brahimi luajti nga minuta e parë, kurse Alban Pnishi u inkuadrua në minutën e 80-të dhe kontribuuan në fitoren e Grasshoppers-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat