De Boer i lumtur me lojën e treguar, por sulmon njërin nga futbollistët e tij

Futboll

De Boer i lumtur me lojën e treguar, por sulmon njërin nga futbollistët e tij

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:52
Frank de Boer

Frank de Boer ndihet pjesërisht i lumtur me paraqitjen e skuadrës, pasi 20 minutat e parë nuk i kanë pëlqyer ashtu sikurse nuk i ka pëlqyer paraqitja e Geoffrey Kondogbia, për të cilin thotë se nuk dëshiron të dëgjoj këshillat.

Interi ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Bolognas, por trajneri holandez vlerëson pozitivisht paraqitjen e futbollistëve, përvec mesfushorit francez, Kondogbia, i cili humbi një top në mesfushë për t’ia mundësuar kundërshtarit kundërsulmin ku edhe ra goli nga Mattia Destro.

“Ne bëmë që të humbim dy pikë. Në 20 minutat e fillimit ne ishim të tensionuar, dhe atëherë goli i Bolognas ndryshoi lojën”, ka thënë De Boer për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium.

“Pra, ne kemi humbur në 20 minutat e fillimit, për shkak se shanset e krijuara nuk shkonin si duheshin. Pas 20 minutash, unë pashë një ekip që donte për të fituar dhe ka luajtur mjaft mirë”.

“Megjithatë, në 20 minutat e fundit kemi vuajtur pak, sepse ne u shtrimë shumë në sulm dhe shumë lojtarë ishin të lodhur. Kjo nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por unë jam i kënaqur me punën që kemi bërë”.

“Këtë mëngjes kemi folur së bashku, por ai nuk dëshiron të dëgjoj. Nuk është hera e parë që flasim me të për këtë gjë”, përfundoi trajneri holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat