Strakosha përsëri titullar në fitoren e Lacios ndaj Empolit

Futboll

Strakosha përsëri titullar në fitoren e Lacios ndaj Empolit

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 19:22
Thomas Strakosha

Lacio fitoi ndaj Empolit 2-0 në javën e gjashtë të Serie A. Trajneri Simone Inzagi edhe në këtë ndeshje ia ka besuar portën 21-vjeçarit shqiptar Thomas Strakosha.

Ai luajti nga minuta e parë dhe arriti të mbajë të paprekur portën për 90 minuta në ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Ky ishte debutimi i dytë me skuadrën e Lacios, pas ndeshjes me Milanin ku skuadra nga kryeqyteti u mund me rezultatin 2-0.

Në këtë takim ishte edhe shqiptari Frederik Veseli, por ai qëndroi gjatë gjithë takimi në stolin e rezervë.

Pas kësaj fitore skuadra e Lacios ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, kurse Empoli vazhdon në pozitën e 18-të me katër pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat