‘Gabigoli ka nevojë për kohë’

Futboll

‘Gabigoli ka nevojë për kohë’

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 20:20
Gabriel Barbosa

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol ka debutuar sot për Interin në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Bolognas.

Sulmuesi i talentuar brazilian ka debutuar me skuadrën e tij të re, por nuk ka arritur të jap menjëherë ndikimin e tij, pasi luajti për vetëm rreth 20 minuta.

Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka deklaruar se Gabigol ka nevojë për kohë, pasi nuk ka kaluar shumë kohë nga ardhja e tij te Interi dhe ka talent të madh, ku mund të luaj të gjitha pozitat e sulmit.

“Gabigol ka nevojë për kohë që të mësoj futbollistin italian. Plus atij i nevojitet kohë që të punoj më shumë me Frank De Boer dhe bashkëlojtarët e tij të ri”, ka thënë drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.

“Ai ka një qëndrim të mirë dhe është i etur për të mësuar. Ne jemi të kënaqur me aftësinë e tij dhe ai është i aftë për të luajtur kudo në sulm. Ai ofron diçka të ndryshme në krahasim me sulmuesit tanë të tjerë. Tani është puna e De Boer për të marrë më të mirën nga ai”, përfundoi ‘mjeshtri’ i transferimeve të Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat