Hazard: Nëse Costa arrin ta bëj këtë, Chelsea do të shpallet kampion

Futboll

Hazard: Nëse Costa arrin ta bëj këtë, Chelsea do të shpallet kampion

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 22:47
Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, ka folur për sezonin e ri dhe belgu beson se Diego Costa është pika kyçe e suksesit.

Hazard mendon nëse spanjolli shënon mbi 20 gola në sezon, atëherë mundësitë janë të mëdha që Blutë të shpallen kampion në Ligën Premier.

“Diego është Diego. Ai është një njëri dhe lojtar fantastik”, ka thënë Hazard për BT Sport.

“Ne kemi nevojë për mentalitetin e tij, ai është një fitues dhe dëshiron vetëm të fiton”.

“Ai ka shënuar pesë gola deri më tani në këtë sezon dhe ne e dimë që kjo është e rëndësishme. Nëse ne dëshirojmë të bëhemi kampion duhet të kemi dikë që mund të shënon 20 deri 25 gola”.

“Një sezon i mirë është një sezon me trofe. Gjithmonë është kështu kur luan me ekipe të mëdha”, ka shtuar Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat