Ky është portieri që ka pritur më shumë penallti në histori të La Ligas

Futboll

Ky është portieri që ka pritur më shumë penallti në histori të La Ligas

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 23:22
Diego Alves duke festuar rekordin e tij, pas pritjes së penalltisë ndaj Leganes.

Diego Alves është portieri që ka pritur më shumë penallti në kampionatin spanjoll.

Portieri i Valencias ka hyrë në analet e futbollit spanjoll sa i përket pritjeve të penalltive.

Penalltia e pritur në ndeshjes e sotme ndaj në udhëtim te Leganes e ka bërë Diego Alvesin portierin me shumë penallti të pritura.

Alves ka pritur plot 17 penallti të kundërshtarëve të tij ose më shumë se çdo portieri tjetër në histori të La Ligas.

Rekordi me më shumë penallti të pritura deri më tani mbahej nga portieri legjendar i Barcelonës, Andoni Zubizarreta me 16 pritje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat