Miangue: Trajneri më jep besim, po punoj shumë

Futboll

Miangue: Trajneri më jep besim, po punoj shumë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:02
Senna Miangue

Pas barazimit ndaj Bolognas, ka folur mbrojtësi i Interit, Senna Miangue.

Ai ka thënë se ka përkrahje maksimale nga trajneri dhe bashkëlojtarët dhe është duke punuar shumë.

“Trajneri më dha besim, ashtu si të gjithë shokët e skuadrës, me folën të gjithë mirë dhe më dhanë qetësinë e nevojshme”.

“Para ndeshjes me Empolit trajneri më tha se do të luaj titullar, ndërsa sot më tha të zbavitem dhe të luaj ashtu siç di”.

“Lojtarët që më folën më së shumti në fushë janë Miranda e Perisic, i dëgjova me vëmendje. Me Ivan ndihem mirë, dëshiron gjithmonë topin dhe është gati për të vrapuar. Ne fillim nuk e kam pritur të jem pjesë e skuadrës së parë, po punoj mirë, trajneri më ka motivuar 100 për qind”, ka thënë Miangue për Inter Channel. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat