Strakosha: Kemi skuadër të mirë, po stërvitem shumë

Futboll

Strakosha: Kemi skuadër të mirë, po stërvitem shumë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:37
Thomas Strakosha

Për mikrofonat e Lazio Style Channel, ka folur Thomas Strakosha, i cili po befason te gjithë te Lazio me paraqitjet e tij të mira.

Portieri shqiptar ka treguar se ka një të ardhme të madhe dhe Biancocelesët duhet të jenë krenarë që në pjesët e tyre kanë një talent të tillë.

“Kemi fituar dhe kjo është më e rëndësishmja. Sot mund të buzëqeshi. Faleminderit Zotit shkoi çdo gjë mirë, në pjesën e dytë kemi vuajtur më shumë, por arkëtuam tre pikë”.

“Goli i Lulic na ka qetësuar. Në pjesën e dytë ishim pak të lodhur. Kemi një skuadër të mirë, gjatë javës kam punuar dhe jam motivuar shumë. Shpresoj të luaj pasi jam stërvitur çdo ditë sikur të ishte ndeshje”.

“Kam afër De Virj i cili udhëheq mbrojtën në mënyrë të mirë, por edhe Radu, Wallace, Hoedt e Prce. Porta është e qetë pasi kemi mbrojtës të mirë’, ka thënë Strakosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat