Ronaldo shau me nënë...

Futboll

Ronaldo shau me nënë...

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 11:23
Cristiano Ronaldo e Zinedine Zidane

Futbollisti Cristiano Ronaldo jo vetëm që nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen ndaj Las Palmas, por zgjodhi të jetë gojëlëshuar kundër trajnerit Zinedine Zidane, kur u ul në bankë. Luzitani nuk mendoj se, me siguri, çdo gjë është e regjistruar. Dhe kështu ishte. Kamerat e “Deportes Cuatro” e kanë “gjuajtur” portugezin duke fyer trajnerin e tij francez, në momentet pas zëvendësimit. Dhe, duke u ulur në bankë, Cristiano thotë “nëna e tij, lavire”, duke iu referuar Zidane. Luzitani nuk lëshoi vetëm këtë fyerje, por këputi edhe një nga ofendimet klasike “Foda-se”, kur gjërat nuk shkojnë në rrugën e tij. Kjo shprehje portuguese ka kuptimin e fjalës “fu** you” dhe ” fu**”. Shumë i zemëruar, CR7 turfulloi kur u ul në bankë, tërë përbuzje, ndërsa pjesa tjetër e rezervave të Real Madridit e ndoqën atë pa asnjë fjalë. Kur mbaroi mbledhja, “Luso” ishte i pari që e la fushën, pa folur me askënd, pa shtrënguar duart me rivalët, apo duke injoruar përpjekjet për ta inkurajuar të anëtarëve të stafit teknik, të udhëhequr nga Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat