Skandal, pse Bale po ruhet nga forcat e policisë?

Futboll

Skandal, pse Bale po ruhet nga forcat e policisë?

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:51
Ilustrim

Futbollisti  Gareth Bale po ruhet nga forcat e policisë spanjolle pasi dyshohet se mund të jetë objektiv i sulmit të një bande kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, pasi kushërira e të fejuarës së tij është zhdukur bashkë me një valixhe e cila përmban drogë dhe para kesh që kapin vlerat e 1 milion paundëve. 
Epiphany Dring, kushërira e modeles Emma Rhys-Jones e cila është e fejuara e Gareth Bale, është zhdukur prej 5 javësh bashkë me një çantë e cila ka pasur 300.000 paund kesh dhe drogë dhe ora të shtrenjta që në total bashkë me paratë kapin vlerën e 1 milion paund, shkruan The Sun. 
Banesa ku jetojnë gjyshërit dhe halla e modeles është sulmuar nga banda ku 27-vjeçarja Dring bënte pjesë para se të zhdukej. 
Familjarët e Emma Rhys-Jones mendojnë se jeta e saj dhe e Gareth Bale mund të jenë në rrezik pasi mund të vihen në objektiv të trafikantëve duke pasur parasysh se këta të fundit janë të pasur.  Sipas policisë britanike 27-vjeçarja Epiphany Dring është larguar nga “ishulli” dhe mund të fshihet në Malajzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat