Jahmir Hyka në 11 lojtarët e dështuar të javës

Futboll

Jahmir Hyka në 11 lojtarët e dështuar të javës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 shtator 2016 Në ora: 13:04
Jahmir Hyka

Ku ka humbës, natyrisht ka edhe fitues, e nis e përditshmja zvicerane blick.ch, shkrimin mbi 11 lojtarët e dështuar të javës së nëntë të Super Ligës zvicerane. Ajo që spikat është se në listë ndodhet edhe një shqiptar, Jahmir Hyka, dhe katër lojtarë të Luzernit.

Michael Frey (YB), është i pari në listë pasi nuk shënoi nga tre metra distancë dhe i vetëm përpara golit, Thorsten Schick (YB), Maximilian Göppel, David Zibung (Luzern), Roy Gelmi (St Gallen), Thomislav Puljic (Luzern), Ricardo Costa (Luzern), Gonzalo Zarate (Vaduz), Yannis Tafer (m.) (St. Gallen), Jahmir Hyka që dikur ishte në Top-formë, momentalisht është në krizë dhe nuk vjen asnjë rrezik prej tij në sulm për klubin kundërshtar; në fund rënditet, Cedric Itten (Luzern)./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat