Flamurtari, sulmi që nuk bind

Futboll

Flamurtari, sulmi që nuk bind

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:52
Flamurtari

Flamurtari vijon të vuajë në këtë start kampionati teksa triumfi 5-0 ndaj Luftëtarit duket thjesht një mirazh. Kuqezinjtë kanë treguar limite në këto 4 javë të para, teksa dobësitë ndjehen në repartin e sulmit. Kuqezinjtë kanë reaguar në fushë ndaj Teutës, duke krijuar mundësi shënimi pavarësisht se kanë vuajtur në momente të vecanta edhe presionin e kundërshtarit. Megjithatë vlonjatët nuk janë terguar të saktë, përpara portës së Mockës. Nëse mund të jetë e kuptueshme humbja e një rasti shënimi për Franc Veliun si një mbrojtës që është, në analizë përfundojnë sulmuesit.

Tomislav Busic dhe Ardit Shehaj humbën raste të pastra në portën e Teutës, duke penalizuar ndjeshëm skuadrën. Të dy sulmuesit kanë gjetur golin në sfidën ndaj Luftëtarit në javën e dytë por nuk kanë mundur të dërgojnë topin në rjetë në 3 sfidat e tjera edhe pse mundësitë nuk kanë munguar. Nuk është rastësi që goleadori i Flamurtarit është një mesfushor, Donjet Shkodra të cilit ndaj Teutës nuk iu dha mundësia për të testuar të djathtën e tij. Duket se në Vlorë po vuajnë mungesën e Danilo Alves që edhe pse nuk kishte marëdhënie shumë të mira me golin krijonte hapësira për shokët e skuadrës. Trajneri Gugash Magani ka shumë punë pasi duhet të pregatisë psikologjikisht skuadrën në javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat