Aurier i PSG dënohet me dy muaj burg

Futboll

Aurier i PSG dënohet me dy muaj burg

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:13
Aurier

Dy muaj burg dhe 600 euro dëmshpërblim për dëmet morale dhe fizike të shkaktuara, të cilave u shtohen edhe 1,500 euro shpenzime gjyqësore. Ky është dënimi për Serge Aurier, mbrojtësin 23-vjeçar të Paris Saint Germain, që më 30 Majin e kaluar u arrestua në kryeqytetin francez, pas daljes nga diskoteka në orën 6 të mëngjesit.

Gjatë largimit nga lokali i natës, futbollisti nga Bregu i Fildishtë, së bashku me një grup shokësh, ofenduan një patrullë të policisë speciale franceze, ndërsa u shoqërua në komisariat ku qëndroi 24 orë, për ofendim të punonjësve të policisë dhe dhunë të lehtë.

Nga ana e tij, Aurier pretendonte se ndaj tij ishte ushtruar dhunë. Ky nuk është episodi i parë në të cilin përfshihet lojtari i Paris Saint Germain, që në Shkurt të këtij viti ishte shprehur rreth orientimit seksual të ish-trajnerit Blanc, u tall me portierin Sirigu dhe ofendoi Ibrahimovic dhe Di Maria-n.

Pavarësisht dënimit me burg, për momentin vendimi nuk ka hyrë në fuqi dhe lojtari mund të zbresë normalisht në fushë në sfidën e së mërkurës në Champions, ku kampionët e Francës do të luajnë me bullgarët e Ludogorets. Avokatët e Serge Aurier njoftuan se do ta apelojnë dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat