Mrekulli e Maganit i jep fitoren Lushnjës ndaj Tomorit

Futboll

Mrekulli e Maganit i jep fitoren Lushnjës ndaj Tomorit

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:30
ilustrim

Një perlë e Endri Maganit i dha fitoren Lushnjës në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Tomorit në “Roza Haxhiu” në Kategorinë e Parë. Ekzekutimi perfekt i djalit më të madh të trajnerit aktual të Famurtarit, Gugash Magani, vendosi sfidën që u dominua përgjithësisht nga vendasit, që hedhin  që në start kandidaturën për t’u ngjitur në Superiore. Edhe pse ende e pakolauduar skuadra që drejtohet nga trajneri me ekspeirencë Artan Bano e meritoi fitoren sidomos për atë që dha në pjesën e dytë.

“Myzeqarët” iu afruan fillimisht golit në minutën e 14-të, por pas disa tentativave të dështuara topi përfundoi jashtë. Tomori u kundërpërgjigj me Mihanin në të 28-ën, por Spaho nuk befasohet.

Në të 34-n beratasit ngulmuan me Miranin, por në momentin e fundit ndërhyri portieri Spaho.

Në minutën e 42-të Sefa bën të pabesueshmen humbet një rast të artë pas krosimit të Branicës.

Lushnja e nis me agresivitet pjesë e dytë dhe jep shkëndijën e parë në këtë fraksion me Cankën që nuk e shënjestroi portën. Gjithsesi një minutë më pas vjen supergoli i Endri Maganit, me një goditje të saktë prirët me portën

Reagimi i Kaloshit ndja goditjes së Cankës në të 58-ën i mbajti në lojë beratasit deri në sekondat e fundit, derisa gjyqtari kryesor vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat