Taulanti për Granitin: Ndjej mall për vëllain, babai tifoz tradicional i FCB

Futboll

Taulanti për Granitin: Ndjej mall për vëllain, babai tifoz tradicional i FCB

Nga: Fitim Dika Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:51
Taulanti dhe Graniti

Atij i mungon shumë vëllai. Prej transferimit të Granit Xhakës (23) në klubin anglez të Arsenalit shihen më rrallë, ndërsa kanë shpeshtuar telefonatat, shkruan blick.ch. “Kemi biseduar me njëri-tjetrin të hënën dhe ai gëzohet që do luajë kundër një kolegu të vjetër. Informacionet taktike nuk ia treguam njëri-tjetrit,” tha Taulanti (25).

“Megjithatë unë kam parë ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelsea dhe vërejta se kundërshtarët tanë do jenë shumë të vështirë për t’u mundur,” vijon më tej lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit.

Taulanti nuk e sheh problem që Graniti nuk është titullar, pasi gjërat në Premiere League janë disi më ndryshe. Por ndeshja e së mërkurës mes dy vëllezërve do jetë “speciale” dhe do e kujtojnë 11 qershorin kur u ndesh Shqipëria kundër Zvicrës. Kësaj here zviceranët me siguri janë me Taulantin dhe FC Basel.

“Kemi treguar në të kaluarën se mund t’ia dalim kundër klubeve angleze,” shprehet optimist në fund 25 vjeçari.

Babai i Xhakave historikisht ka qenë tifoz me FCB, por nuk do “mërzitej edhe nëse fiton Arsenali.” Ky ndryshim vjen falë djemve të tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat