Llullaku në superformë, shënon edhe ndaj CFR Cluj

Futboll

Llullaku në superformë, shënon edhe ndaj CFR Cluj

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:58
Azdren Llullaku

Vijon momenti i shkëlqyer për Azdren Llullakun në kampionatin rumun. Sulmuesi i lindur në Istog i cili në vitin 2013 është grumbulluar edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, me golin e tij i dha një pikë Gaz Metanit në transfertën e vështirë ndaj CFR Cluj. Llullaku në minutën e 44-t i shërbyer nga Cretu i vodhi kohën një mbrojtësi kundërshtar dhe me një goditje të bukur fluturimthi me të djathtën kaloi në avantazh Gaz Metan-in. Ky ishte goli i 8-të për Llullakun në 10 javët e para të kampionatit.

28-vjecari shqiptar falë këtij finalizimi u ngjit në krye të listës së golashënuesve të ligës së parë të futbollit rumun. Gjithsesi goli i Llullakut nuk i mjaftoi Gaz Metanit për të marrë tre pikët sepse në minutën e 59-të portugezi Nascimento kthehu në gol një 11-metërsh për vendasit duke barazuar shifrat. Me 13 pikë të grumbulluara Gaz Metan pozicionohet në vendin e 8-të pas 10 javëve të para. Azdren Llullaku i cili prej disa sezonesh është pjesë e Gaz Metanit po përjeton momentin e tij më të mirë në karrierë. Me finalizimin ndaj CFR Cluj 28-vjecari ka barazuar rekordin e tij personal të sezonit 2014-2015 kur në 30 ndeshje realizoi 8 gola. Në këtë edicion Llullaku ka realizuar edhe një dygolësh ndaj kampionëve në fuqi të Astras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat