Berisha titullar në suksesin e Atalantës

Futboll

Berisha titullar në suksesin e Atalantës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:59
Etrit Berisha

Etrit Berisha arrin fitoren e parë si titullar me fanellën e Atalantës në Serie A. Portieri i Kombëtares Shqiptare që u transferua në Bergamo gjatë merkatos së verës, mbrojti katërkëndëshin e skuadrës së tij në ndeshjen e luajtur ndaj Crotones në transfertë ku Atalanta dominoi 3-1. Ishte Petagna që zhbllokoi sfidën që në minutën e tretë, duke i hapur rrugën skuadrës së Gasperinit drejt suksesit të dytë në kampionat. Me kalimin e minutave Crotone e rriti presionin por mbrojtja bergamaske dhe portieri shqiptar nuk gabuan për asnjë moment duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës kalabreze. 5 minuta nga fundi, Kurtic dyfishoi rezultatin.

Seria e golave për zikaltërit u mbyll në kohën shtesë të pjesës së parë ku Gomez firmosi edhe rrjetën e tretë. Gjatë fraksionit të dytë, Atalanta e uli ndjeshëm ritmin duke u lejuar terren kundërshtarëve që shënuan golin e nderit 4 minuta nga fundi. Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Crotone mbyll klasifikimin me vetëm 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat