Messi nuk do të ishte i njëjti lojtar te Reali

Futboll

Messi nuk do të ishte i njëjti lojtar te Reali

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:18
Lionel Messi

Deshëm apo nuk deshëm për Lionel Messin, kjo javë ka qenë e vështirë. Ai u lëndua në ndeshjen me Atletico Madrid-in dhe nga Argjentina ka ardhur një akuzë, sipas së cilës “Pleshti” detyrohet të luajë çdo ndeshje në “Camp Nou”. Për ta rënduar më shumë gjendjen ka menduar ish-trajneri i Argjentinës, Cesar Luis Menotti. “Messi nuk do të ishte i njëjti lojtar te Real Madridi. Ai debutoi me legjenda si Iniesta, Xavi dhe Ronaldinho. Cristiano Ronaldo kurrë nuk pati këtë lloj stërvitjeje. Evolucioni i Leos ka qenë i pabesueshëm nga një sulmues golashënues në një lojtar i cili luan drejtpërdrejt”, tha Menotti për “FOX Sports“-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat