Reporteri i Daily Star: Wenger na ka befasuar me Granitin, së shpejti lider i Arsenalit

Futboll

Reporteri i Daily Star: Wenger na ka befasuar me Granitin, së shpejti lider i Arsenalit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 shtator 2016 Në ora: 19:14
Granit Xhaka

Reporteri i vjetër i sportit në median britanike Daily Star, David Wood, ka shkruar një artikull plot ditirambe për Granit Xhakën në median zvicerane 20min.ch.

“Arsene Weger na ka befasuar me mos aktivizimin e Granit Xhakës. Atij ju nevojit një kohë aq e gjatë për ti dhënë shansë 23 vjeçarit. Përkundër që gjatë verës ndaj tij ofroi shuma marramendëse,” shkruan ai mes tjerash, përcjell botasot.info.

Megjithatë për pak kohë që ju dha mundësia, Graniti tregoi se është lojtar potent dhe i jep siguri mesfushës duke shënuar edhe dy gola të mrekullueshëm. “Së shpejti ai duhet të jetë titullar te Arsenali,” shkruan më tej reporteri i Daily Star.

Shumë media tjera britanika shqiptarin që aktivizohet me Zvicrën e kanë mbiquajtur si «Blockbuster», ndërsa legjenda e klubit londinez  Freddie Ljungberg e ka krahasuar Xhakën me Manu Petit.

Lider i Arsenalit

Klubi i Arsenalit ka nevojë për lider dhe këtë më së tepërmi duhet ta synojë Granit Xhaka. Përkundër që Wenger nuk aktivizoi atë kundër Chelsea si titullar, tifozët gjatë gjithë kohës këndonin për të. Tani tifozëria shpreson që të dashurin e ri të tyre ta shikojnë të mërkurën kundër Bazelit në njëmbëdhjetëshen e parë. Ai mund të bëhet lider i topçinjve, vetëm se duhet ta synojë këtë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat