Teuta, synon ringritjen pas startit të dobët

Futboll

Teuta, synon ringritjen pas startit të dobët

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:47
Teuta

Asnjë gol i shënuar plot 5 të pësuar dhe vetëm 2 pikë të grumbulluara në 4 javët e para të kampionatit. Një fillim sezoni më të dobët nuk mund të kishte për Teutën. Skuadra durrsake ndryshe nga një vit më parë këtë edicion e ka nisur shumë keq kampionatin dhe pas 4 javëve të para pozicionohet në vendin e fundit të tabelës së klasfikimit.Ky është starti më i keq në dekadën e fundit për Djemtë e Detit. Kalendari në fakt ka qenë shumë i vështirë Teutën por kjo nuk mund të shërbejë si justifikim sidomos për një skuadër që me këtë grup futbollistësh sezonin e kaluar e u rendit në vendin e 4-t në Superiore duke siguruar kualfikimin në Europa League. Nga ekipi që një sezon më parë kishte në drejtim një emër të njohur si Gugash Magani është larguar vetëm mesfushori Nijas Lena, i cili është transferuar te Kukësi, por në skuadër janë afruar mesfushori serb Tarik Cmajcanin dhe sulmuesi nga Mozambiku që është në pronësi të Atalantës Faisal Bangal, ndërsa pjesa tjetër e grupit është pothuajse e njëjtë.

Starti i mirë i sezonit është gjysma e punës dhe vitin kaluar Teuta pas 4 javëve numëronte 9 pikë të grumbulluara. Pa harruar këtu faktin që skuadra në 4 ndeshje kishte realizuar 6 gola. Këtë vit Teutës po i mungojnë finalizimet e Artur Maganit, Eri Lamces apo edhe ato të afrimit të fundit Faisal Bangal dhe pamundësia për të gjetur golin ka ndikuar drejtëpërdrejtë në ecurinë e skuadrës. Mungesa e mesfushorit Bruno Dita që në kampionatin e kaluar realizoi 5 gola për arsye dëmtimi është një tjetër minus i madh për Djemtë e Detit në këtë fillim sezoni. Trajneri italian Cesare Bexhi nga ana tjetër ende nuk ka arritur të përcjellë filozinë e tij në skuadër pasi e ka marrë shumë vonë drejtimin e Teutës. 2 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak për një skuadër që synon një nga 5 vendet e para në klasifikim. Në këtë kontekst ndeshja e rradhës ndaj Korabit në Durrës është vendimtare për Teutën që përvecse duhet të zhbllokohet duke gjetur golin e parë në këtë kampionat, nuk ka rrugë tjetër vec fitores.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat