Sam Allardyce largohet nga stoli i Anglisë

Futboll

Sam Allardyce largohet nga stoli i Anglisë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 00:00
Sam Allardyce

Sam Allardyce largohet nga posti i trajnerit të Anglisë. Vetëm 67 ditë nga emërimi i tij në krye të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, 61-vjecari detyrohet të heqë dorë nga posti i tij pas publikimit të pamjeve filmike nga “Telegraf”, ku tekniku anglez shfaqet duke u treguar disa gazetarëve të veshur si biznesmenë se si të shmangnin rregullat e Federatës së Futbollit për të përfituar në mënyrë të paligjshme me transferimet e futbollistëve. Në qëndrimin zyrtar të Fedetartës së Futbollit shkruhet se sjellja e Allardyce është e papërshtatshme për detyrën që ai mban. Të dyja palët pasi, për shkak të seriozitetit të cështjes, kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve kontraktuale. Drejtimit e “Tre Luanëve” për katër ndeshjet e radhës do ta marrë Gareth Southgate, ndërkohë që gjatë kësaj periudhë Federata e Futbollit do të kërkojë një trajner të ri.

Ish-trajneri i Sunderland është filmuar gjatë takimit me një përfaqësues të rremë të një kompanie nga Lindja e Mesme, i cili shprehu interes për të investuar para në tregun e futbollistëve në Premier League. Ai kërkoi konsulencën e Allardyce për shumën e 400 mijë Stërlinave. Takimi zgjati rreth 4 orë ku duket qartë se si trajneri u bën me dije biznesmenëve sesa e lehtë është të shkelësh rregulloren e aplikuar në vitin 2008 për kartonin e lojtarëve. Në thelb, ai i mëson gazetarët si të fitojnë aksione në rrugë të padrejtë ndaj kartonit të lojtarit duke ia hequr klubit apo vetë lojtarit. Në takim ishte i pranishëm edhe agjenti i Allardyce, Mark Curtis dhe konsulenti i tij financiar Shane Moloney. Në video, Allardyce adreson fraza fyese ndaj paraardhësit të tij në stolin e Anglisë, Roy Hodgson dhe zëvendësit të tij, Gary Neville.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat