Totti mbush 40 vjec, Roma feston me kapitenin

Futboll

Totti mbush 40 vjec, Roma feston me kapitenin

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 00:02
Francesco Totti

Urime kapiten. Francesco Totti tashmë është 40-vjec por 4 dekada mbi supe nuk e pengojnë atë të vazhdojë të japë kontributin e tij të vyer për Romën. Këtë të Martë, Totti festoi 40-vjetorin e tij të lindjes dhe si një profesionist i vërtetë që është  dita për të nisi në Trigoria duke zhvilluar seancën e rradhës stërvitore me Romën. Është ai njeriu simbol i skuadrës verdhekuqe. Për Romën, Totti është unik, i papërsëritshëm dhe mbi të githa i paarritshëm. Edhe pse kanë kaluar 23 vite e gjysmë që nga debutimi i tij  në Serinë A periudhë gjatë së cilës ka shënuar 250 gola me fanellën e Romës në kampionat, Totti vazhdon të zbresë në fushë me personalitetin dhe sharmin që e karakterizon . Sa shumë trajnerë që ka ndërruar skuadra kryeqytetase gjatë kësaj kohe por Totti ka qenë gjithmonë aty për ti ndihmuar ata me klasin dhe golat e tij. Nga titulli kampion i fituar me Romën në vitin 2001 te Kupa e Botës me Italinë në 2006-tën janë këto dy sukseset më të mëdha të 40-vjecarit në karrierë. Ishte Vujadin Boskov ai që i dhuroi debutimin Tottit me fanellën e Romës në 28 Mars të vitit 1993.

Në 4 Shtator të 1994-s me Mazzonen në stol në transfertën e Foggias ai realizoi golin e tij të parë me Romën. Sulmues i dytë, mesfushor i avancuar, numër 9-sh fals apo edhe sulmues i parë, për të ndihmuar Romën, Totti është përshtatur në cdo rol të repartit të avancuar. Me Italinë numëron 58 ndeshje dhe 9 gola të realizuar ndërsa me Romën 306 gola në 763 paraqitje deri tani. Shumë e kanë dashur, madje Reali i Madridit në 2003-shin ishte gati të bënte të bënte cmendurira finanaciare për të, por Totti vendosi të qëndrojë te Roma, sepse një kapiten i vërtetë si ai nuk e braktis kurrë anijen. Të shumta ishin urimet në drejtim të Tottit në ditën e 40-vjetorit të tij, dhe një nga specialët mund të konsiderohet ai i Lionel Messit i cili nëpërmjet një video mesazhi i bëri me dije kapitenit të Romës se gjithmonë e ka admiruar si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat