Flet trajneri i parë i vëllezërve Xhaka: Graniti çdoherë paketonte çantën e Taulantit

Futboll

Flet trajneri i parë i vëllezërve Xhaka: Graniti çdoherë paketonte çantën e Taulantit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 shtator 2016 Në ora: 09:11
Graniti dhe Taulanti

Graniti dhe Taulanti mbanin të veshur fanellën e Real Madridit, në çdo minutë të lirë luanin me top dhe nuk ishin shumë më të talentuar se bashkëlojtarët e tyre, thekson trajneri i parë i vëllezërve Xhaka, Andy Eichenberge.

“Ishin disa përqind më të talentuar se bashkëlojtarët tjerë, por nuk ishte ndonjë ndryshim i madh,” thekson trajneri i para 18 viteve i vëllezërve Xhaka për blick.ch.

Image
Trajneri i parë i vëllezërve Xhaka, Andy Eichenberge

Gjtihsesi Eichenberge nuk dëshiron të quhet zbuluesi i talentit të tyre, megjithatë e quan “për nder” që ka stërvitur dy vëllezërit.

“Ata erdhën për t’u stërvitur në 1998, atëherë Taulanti ishte gjashtë, ndërsa Graniti pesë vjet. Prej në fillim dukeshin të ri sensacional, të edukuar dhe në fillim të turpshëm,” thotë më tej trajneri, përcjell botasot.info. “Dëshironin të stërviteshin çdo ditë dhe çdo minutë të lirë luanin me top. Numëronin ditët deri te ndeshja e radhës.”

Gjatë çdo stërvitje ishte prezent edhe babai i tyre, Ragipi. Edhe sot e kësaj dite ai mban kontakte me familjen Xhaka, përveç që Granitin e sheh më rallë, kjo pasi tani ai ka pak kohë të lirë dhe ndodhet në Britani.

A kishte tipare udhëheqëse prej në fëmijëri, Graniti? “Si fëmijë nuk do e bëja kapiten, por prej atëherë s’kishte frikë në dyluftime, ishte ambicioz, shqetësohej për bashkëlojtarët dhe vëllain e tij. Ai paketonte çantën e Taulantit dhe ishte përgjegjës që të dy të vinin saktë në stërvitje. Prej atëherë Graniti ishte i qëndrueshëm.”

Eichenberge u bë trajner rastësisht, pasi kurrë nuk kishte luajtur futboll. Por eksperienca e tij me dy djaloshët shqiptar e bën atë krenar se në jetë vërtet ka arritur diçka./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat