Pikë të mëdha për Lirinë

Futboll

Pikë të mëdha për Lirinë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:02
Qëndrim Gashi në veprim

Liria nga Prizreni në pjesën e dytë tregoi kualitetet dhe siguroi tri pikë domethënëse që e lënë të qetë për në javët vijuese. Prizrenasit para shikuesve të vetë shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Hajvalisë.  Futbollisti Qëndrim Gashi bëri lojë jashtëzakonisht të mirë dhe realizoi dy herë në portën e rivalit. Gashi shënoi në minutën e 65-të dhe të 88-tën, si dhe Ilir Mustafa në atë të 90-tën. Liria është në vend të tetë me 9 pikë, pesë me tepër se Hajvalia një pozitë më poshtë pas 7 jave në Vala Superligën e Kosovës.  Hajvalia vazhdon me krizën e rezultateve, ndërsa Liria mëton të ngjitet sa më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat