Për Trepçën s’ka fitore! Kampioni tregoi ‘muskujt’

Futboll

Për Trepçën s’ka fitore! Kampioni tregoi ‘muskujt’

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:09
KF Feronikeli

Trepça vazhdon pa fitore pas shtatë jave në elitën e futbollit. Shtatë ndeshje, tri barazime e katër humbje janë bilanc i keq për mitrovicasit që e mbajnë në fund të klasifikimit. Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, që drejtohet nga Afrim Tovërlani, importoi tri pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat 1:0 Trepçën, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Adem Jashari në Mitrovicë.  Feronikeli ngjitet në vend të katërt me 12 pikë, kurse Trepça ngujohet (i 12-ti) me 3 pikë. Në minutën e 27-të, pas veprimit të mirë Mentor Zhdrellës i cili gjuajti në portë, topi godet portierin dhe shtyllën, i rikthehet Ardian Limanit që pason tek Mevlan Zeka dhe në portë e dërgon Kujtim Kutllovci dhe 0:1. Në minutën e 33-të, Trepça kërkon penallti, për prekje me dorë të topit nga Fidan Gërbeshi, por gjyqtari Tefik Maloku nuk mendon kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat