Vardy, dieta e çuditshme e liderit të Leicester

Futboll

Vardy, dieta e çuditshme e liderit të Leicester

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:35
Jamie Vardy

Jamie Vardy në një rrëfim ndryshe për të zbuluar disa aspekte të panjohura të jetës së tij. Sulmuesi i Leicester City e pranon se ai ndjek një dietë të çuditshme dhe aspak të zakontë për një futbllist. “Nëse ndeshja është në orën 3, sapo zgjohem pi qumësht dhe një pije energjike që e konsumoj në 30 sekonda. Nuk ha asgjë deri në orën 11:30 dhe më pas më pëlqen të konsumoj fasule. Më pas një tjetër pije energjike dhe e mbyll me një dopio ekspres, një vodka gjysmë ore përpara ndeshjes dhe një pije energjike”, thekson lideri i kampionëve të Anglisë në një intervistë për “The Sun”. Një dietolog do të vinte duart në kokë nëse do të ndiqte sulmuesin në përditshmërinë e jetës së tij sepse shembujt standartë të një futbollisti profesionist ndryshojnë shumë. Por cila është arsyeja që Vardy konsumon edhe një vodka përpara ndeshjeve?

“Nuk jam supersticioz por që prej momentit kur shënova ndaj Sunderland në debutim, nuk kam dashur të ndryshoj sjellje. Normalisht vodka më ndihmon të heq spinën nga priza. Kur nuk arrija të shënoja, në shtëpi konsumoja deri në tre shishe”  

Por a është në dijeni trajneri Claudio Ranieri për dietën e sulmuesit të tij?

“Tashmë ai na drejton prej kohësh dhe na njeh shumë mirë. Një ditë më kërkoi ta fikja radion në dhomat e zhveshjes dhe më tha: Flet përherë, je tamam si ajo radioja. Që nga ajo kohë kam mësuar pak italisht dhe arrij t’i kundërpërgjigjem me humor kur më kritikon”.

Vardy nuk arrin të ndryshojë. Sjelljet e tij janë vërtet për t’u studiuar. Pak muaj më parë, sulmuesi anglez u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të martesës me një modele disa vjet më të madhe se ai, por ajo që ra në sy ishte mungesa e familjes së tij në ceremoni. Një personazh i veçantë që Ranieri ka arritur ta menaxhojë në mënyrë të përkryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat