Si e vlerësuan ndeshjen e mbrëmshme Ancelotti dhe Simeone?

Futboll

Si e vlerësuan ndeshjen e mbrëmshme Ancelotti dhe Simeone?

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 08:59
Ancelotti dhe Simeone

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, si dhe homologu i Atletico Madridit, Digo Simeone kanë komentuar takimin e djeshëm në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Madridlenët triumfuan me rezultat minimal prej 1:0 kundër bavarezët, megjithëse te dyja ekipet shumë raste, ku vlen të theksohet edhe mos konkretizimi i një penaltie prej Antonie Griezmann të Atleticos.

Italiani ka pohuar se ishte një ndeshje e vështirë dhe se bavarezët kanë mundur të luajnë edhe më mirë.

“Ishte ndeshje e vështirë, siç e kemi pritur. Kemi mundur të luajmë më mirë. Kemi humbur shumë topa dhe u goditëm në kundërsulm. Ata shënuan dhe mendoj se provuam të ktheheshim por u treguam të ngadalshëm”, ka thënë ai pas takimit.

Në anën tjetër, argjentinasi ka thënë se ndihet me fat që është trajner i kësaj skuadre dhe se gjithçka funksionoi kundër madrilenëve.

“Jam me fat që jam trajner i këtij klubi. Është klub me pasion. Sot më pëlqeu gjithçka. Bëmë presion të madh. Plani ishte i pastër. Ishte lojë intensive për 90 minuta kundër një ekipi shumë të vështirë dhe është një nga të arriturat më të mëdha që kur jam pjesë e Atleticos”, ka thënë Simeone. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat