“The Sun” shkruan për vëllezërit Xhaka

Futboll

“The Sun” shkruan për vëllezërit Xhaka

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 14:33
Xhakat

Dueli i vëllezërve “Xhaka” ka tërhequr edhe vëmendjen e tabloidit prestigjioz britanik, “The Sun”, i cili i kushton një speciale përplasjes së tyre të mbrëmshme në “Emirates”, në kuadrin e Ligës së Kampioneve (Arsenal-Bazel). “Granit dhe Taulant Xhaka përplasen sërish, në ndeshjen Arsenal-Bazel, pas duelit të tyre të parë në “Euro 2016” (Zvicër-Shqipëri). Dy vëllezërit janë vënë edhe një herë “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në Champions League. Me të dyja palët në kërkim të fitores së parë në grup, vëllezërit kanë pasur synime të kundërta. Në dilemë ka qenë familja e tyre, se për cilën skuadër duhej të bënin tifozllëk. Çuditërisht, të dy kanë luajtur kundër njëri-tjetrit këtë verë, në Kampionatin Europian të Francës, ku Graniti, 24 vjeç, përfaqësonte Zvicrën, ndërsa Taulanti, 25 vjeç, mbante veshur ngjyrat e Shqipërisë. Përforcimi 35 milionë funte i Arsenalit e fitoi betejën me vendin e tij, 1:0, me Taulantin tashmë, që kërkonte ta ndihmonte Bazelin të bëhej skuadra e parë zvicerane, e cila regjistron një fitore ndaj “topçinjve”. Taulant Xhaka pretendonte se të dy prindërit e tij, të cilët e ndoqën ndeshjen të martën, donin që skuadra e tij, Baseli, të merrte fitore “për zemrën e tyre”, pasi ata u vendosën aty, të ardhur nga Kosova. Mbrojtësi tha se për të luajtur kundër Granitit “ishte diçka special. Ne kemi hyrë në fushë me të njëjtat mendime, për të fituar dhe për të dhënë gjithçka. Ne nuk i kemi treguar njëri-tjetrit se si do të luanin ekipet, sepse jemi profesionistë.” Arsenali ia doli të fitojë dhe të shtojë 3 pikë në grupin e tij kualifikues të Champions-it. Baseli mbetet në kuotën e 3 pikëve, që i mori në ndeshjen e parë të Grupit A, në shtëpi, kundër bullgarëve të Ludogorets,” – shkruan mes të tjerash “The Sun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat