Juve do rinovimin me Dybalan për të larguar Barcelonën

Futboll

Juve do rinovimin me Dybalan për të larguar Barcelonën

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:56
Paolo Dybala

Juventusi tenton të  blindojë Paolo Dybala. Drejtori sportiv i bardhezinjve Beppe Marotta ka nisur bisedimet me menaxherin e sulmusit, në lidhje me rinovimin e kontratës të yllit argjentinas. Në rastë se arrihet marrëveshja, sulmuesi 22-vjecar, do të qëndroj  me klubin bardhezi deri në vitin 2021. Gjatë merkatos së verës Barcelona tentoni ta trasnferonte sulmuesin por, në fund nuk ja dolit. Nisur nga kjo drejtuesit e klubit kanë vendosur ti ofrojnë argjentinasit përvec rinovimit të kontratës dhe rritje page, e gjitha kjo për të shmangur rrezikun e largimit të futbollistit.  La “Joya” momentalisht përfiton 3 milionë Euro dhe nëse arrihet marrëveshja pritet që kjo shumë të  shkojë në  4.5 milionë Euro. Largimi i Pol Pogba gjatë merkatos së verës në drejtim të Man.United ka bërë që kampionët e italisë të vihen në lëvizje, në mënyrë që të mos lejojnë të humbasin dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm sic është Dybala. Gjithashtu pritet që sulmuesit ti ofrohet dhe numri 10-të, për ti dhënë akoma dhe më shumë peshë në radhët e skuadrës talentit argjentinas. Sulmuesi, ka bërë dhe debutimin e tij me Kombëtaren Argjentinase, në takimin kundër Paraguajit, ndeshje e vlefshmë për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Kështu, Juventusi me anë të kësaj lëvizeje i bën të qartë të gjitha klubeve që janë të interesuara për 22-vjecarin, se ardhmja e tij është e lidhur me fanellën e kampionëve të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat