Ish-gjyqtari i boksit provokon Gjilanin!

Futboll

Ish-gjyqtari i boksit provokon Gjilanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:08
Bashkim Xhikoli në kohën e viteve 90-ta kur çon lart dorën e një boksierit fitues

Ish-gjyqtari i boksit, Bashkim Xhigoli, ndryshe ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës ne periudhën e viteve të 90-ta (kohës së okupimit), ka një simpati të veçantë për klubin e futbollit Drita nga Gjilani.

Ai ka provokuar KF Gjilanin, duke postuar një mesazh para derbit të madh që do të zhvillohet sot në orën 15.00 në stadiumin e Qytetit në Gjilan, në kuadër të javës së 7-të të elitës së futbollit. “Derbi i Ballkanit, fitues DRITA”, shkruan Xhikoli në profilin e tij në facebook.

Ky është një provokim sportiv në prag superderbit që konsiderohet si më i madhi në vend. Në fakt, Gjilani renditet në vend të gjashtë me 10 pikë ose ka shtatë me tepër se Drita që radhitet e fundit në klasifikim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat