Ja sa para ka refuzuar Ibra nga kinezët para se të transferohej tek United

Futboll

Ja sa para ka refuzuar Ibra nga kinezët para se të transferohej tek United

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 22:18
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimoviq është kërkuar nga shumë skuadra, para se të vendoste për t’u transferuar te Manchester United.

Agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola ka rrëfyer se kanë refuzuar 100 milionë euro nga një skuadër kineze.

Ibra u transferua si lojtar i lirë te ‘Djajtë e Kuq’, pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe në Old Trafford ai përfiton rreth 200 mijë funte në javë, transmeton KosovaPress.

“Ibra është më i miri. Ai i ka thënë ‘Jo’, 100 milionë eurove nga kinezët! Ai nuk është i interesuar për para, pasi që qëllimi i tij është të fitojë”, ka deklaruar Raiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat