Barcelona me pagë “faraonike” për Suarezin

Futboll

Barcelona me pagë “faraonike” për Suarezin

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 12:50
Luis Suarez

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez ka marrë ofertë ‘faraonike’ për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

E përditshmja sportive katalane “Mumdo Deportivo” , ka zbuluar kontratën 5-vjeçare e cila pritet të firmoset para Krishtlindjeve të këtij viti.

Pas rinovimit Suarez do të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2021 kur ai të ketë mbushur 34 vjeç dhe në këtë mënyrë do përfundojë karrierën e tij si futbollist.

Me marrëveshjen e re, Suarez do të përfitojë plot 16 milionë euro në vit, ndërsa në total do të marrë 65 milionë euro duke u bërë në këtë mënyrë një prej lojtarëve më të paguar te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat