Agolli: Hymë në lojë për barazim, por nuk e morëm dot

Futboll

Agolli: Hymë në lojë për barazim, por nuk e morëm dot

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 07:46
Ansi Agolli

Ansi Agolli nuk është ndarë i kënaqur me epilogun përfundimtar të takimit.

Humbja nga Spanja e ka zemëruar edhe kapitenin e kombëtares shqiptare, Angi Agollin.

Kjo pasi, sipas tij direktivat ishin që të luanin për një barazim, por nuk e morën dot, pasi Spanja ishte e vështirë të rrezikohej.

“Synimi jonë ishte të luajmë baras, pasi kështu ishin edhe direktivat e trajnerit, kur dihet që Spanjën nuk është se mund ta sulmosh”, ka thënë Agolli pas ndeshjes.

“Kemi ndeshjet me Izraelin dhe Maqedoninë pasi këto janë ndeshjet tona. Këtu duam t’i marrim pikët”, përfundoi kapiteni i kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat